|
«Për ne dekreti më i lartë i Dhiatës së Vjetër është ai që rrjedh nga Vetë Krishti…. Ajo që qe e domosdoshme për Shpëtimtarin duhet të jetë gjithnjë e domosdoshme për të shpëtuarit». – Profesor G. A. Smith I. Emri «Dhiatë e Vjetër»Përmbajtja Fjala jonë «besëlidhje» vjen nga fjala hebraike berîth [1]. Në Dhiatën e Re si besëlidhje ashtu edhe dhiatë vijnë nga e njëjta fjalë greke (diathēkē). Në titullin e Shkrimit domethënia «besëlidhje» duket më e parapëlqyer, sepse Libri përbën një pakt, aleancë, apo besëlidhje midis Perëndisë dhe popullit të Tij. Ai është quajtur Dhiata (apo Besëlidhja) e Vjetër për ta vënë në kontrast me të «Renë», edhe pse «Besëlidhja më e Vjetër» mund të jetë një titull më i mirë, meqë e Vjetër për disa njerëz do të thotë se nuk ia vlen ta mësojmë. Kjo do të jetë gabim fatal nga një pikëpamje frymërore, historike apo kulturore. Që të dyja Dhiatat janë të frymëzuara nga Perëndia dhe të dobishme për të gjithë të krishterët. Ndërsa besimtari në Krishtin shkon më shpesh në atë pjesë të Biblës që flet në mënyrë të veçantë për Zotin tonë, kishën e Tij dhe si dëshiron që dishepujt e Tij të jetojnë, rëndësia e DhV për një besimtar të pajisur me çdo mjet nuk mund të mbitheksohet. Marrëdhënia midis DhV dhe DhR është shprehur këndshëm nga Augustine:
II. Kanuni i vjetërFjala kanun (greqisht kanōn) i referohet një «mase» me anë të të cilit matet apo vlerësohet diçka. Kanuni i DhV është përmbledhja e librave hyjnorë dhe me autoritet, të pranuar nga udhëheqësit frymërore të Izraelit në kohët e lashta. Nga e dinë se këta janë librat e shenjtë që duhet të bëjnë pjesë në kanun apo që tërë tridhjetë e nëntë shkrimet të ndodhen aty? Meqë ka pasur edhe shkrime të tjera fetare (përfshi ato heretike) që në kohët e lashta, si mund të jemi të sigurt se këto janë ato të duhurat? Thuhet zakonisht se një këshill judaik vendosi listën kronike në fund të shekullit të parë të erës sonë. Aktualisht, librat ishin kronikë në çastin kur u shkruan. Judenjtë e perëndishëm dhe të mprehtë pranuan Shkrimet e frymëzuara që nga fillimi. Megjithatë, pati një diskutim për një kohë për disa nga librat (Esteri, Predikuesi, Kantiku i kantikëve, për shembull) në disa qarqe. Judenjtë e ndanë DhV në tre pjesë: Tora, Profetët (të Hershmit dhe të Fundit) dhe Shkrimet [3]. Ka disa teori për sa i përket arsyes se pse Libri i Danielit, për shembull, duhet të vihet midis Shkrimeve dhe jo midis Profetëve. Një pikëpamje liberale e zakonshme është se Danieli u shkrua shumë vonë për të bërë pjesë në pjesën e dytë, gjë që ata e shohin tashmë «të mbyllur» kur Danieli shkroi librin e tij (shikoni parathënien te Danieli). Një pikëpamje konservative e shikon Danielin në pjesën e tretë sepse ai nuk ishte profet për nga detyra, por një zëdhënës i përdorur nga Perëndia për të shkruar një profeci. Dr. Merrill F. Unger mëson se ndarja e trefishtë përcaktohet nga pozicioni i shkrimtarëve [4]:
Këshilli që pranoi zyrtarisht kanunin tonë po miratonte në fakt atë që ishte pranuar gjerësisht për shekuj me radhë. Kështu këshilli nuk hartoi një listë të frymëzuar librash, por një listë të librave të frymëzuar. Madje më i rëndësishëm për të krishterët është fakti se Vetë Zoti ynë citoi shpesh dhe i quante me autoritet librat nga tri pjesët e DhV hebraike. Shikoni, për shembull, Luka 24:27 dhe Luka 24:44; shënimin 4. Për më tepër, Krishti nuk citoi kurrë nga librat e ashtuquajtur apokrifë. III. Librat apokrifëOrtodoksia lindore, katolicizmi dhe studiues protestantë biblikë janë të një mendimi për të njëzet e shtatë librat e Kanunit të DhR, përgjithësisht [6] në të njëjtin rend, me po 260 kapitujt e tyre. Situata me DhV është pak më tepër e ndërlikuar. Protestantët dhe judenjtë janë të një mendimi për sa i përket përmbajtjes së DhV, por ortodoksia lindore dhe katolicizmi [7] pranojnë disa libra judaik të historisë dhe poezisë, që ata i quajnë «deutero-kanunorë» (greqisht, kanun dytësor) dhe protestanët e judenjtë i quajnë «apokrifë» (greqisht, «të fshehur» [8]). Tridhjetë e nëntë librat e versionit aktual King James [9], New King James dhe versione të tjerë të vërtetë protestantë përbëjnë të njëjtat materiale si njëzet e katër librat e Biblës hebraike. Ndryshimi në numër është për shkak të disa kombinimeve në botime judaike. Për shembull, gjashtë librat e Samuelit, Mbretërve dhe Kronikave konsiderohen si tre libra dhe Profetët e Vegjël, quajtur «Libri i të dymbëdhjetëve», janë shtatë, si një libër i vetëm. Judenjtë kanë shkruar shumë libra të tjerë fetarë, zakonisht jo në hebraishte, që ata nuk i konsideronin të frymëzuar dhe me autoritet. Disa, si 1 dhe e 2 e Makabeusit, janë të vlefshëm për historinë midis dy dhiatave. Të tjerë, si «Beli dhe dragoi», mjafton të lexohen nga shqyrtuesit për të zbuluar statusin e tyre jo kanunor. Librat më pak të vlefshëm judaik janë quajtur Pseudoepigrafë (greqisht, «shkrime të rreme») dhe më të mirët janë quajtur Apokrifë. Disa judenj dhe të krishterë të hershëm, por sidomos gnostikët e Egjiptit, pranuan një kanun më të gjerë, duke përfshirë disa nga këto libra. Kur i kërkuan studiuesit sh. Jerome të përkthente librat apokrifë në latinisht nga Damasus, Peshkopi i Romës, ai e bëri këtë vetëm pas protestave. Kjo ngaqë ai e njihte mirë tekstin e tij hebraik dhe gjithashtu ato nuk ishin pjesë autentike të kanunit judaik. Prandaj, edhe pse Jerome mund të dallonte (më së miri) statusin e tyre dytësor, ai i përktheu këto libra për Vulgatën latine. Sot ato shfaqen edhe në versionet e katolicizmit si New American Bible e Jerusalem Bible dhe zakonisht në versione ekumenike si New English Bible, Revised English Bible dhe New Revised Standard Version. Madje kisha katolike nuk i pranoi zyrtarisht librat apokrifë si kanunorë deri me Periudhën e Kundërreformimit (vitet 1500) [10]. Një arsye se pse Vatikani e bëri këtë ishte se disa nga mësimet e tij, si lutja për të vdekurit, gjenden te librat apokrifë. Aktualisht, librat apokrifë janë kryesisht letërsi dhe histori judaike dhe nuk janë të rëndësishëm drejt për drejt për doktrinën e krishterë. Ndërsa nuk janë të frymëzuar, për disa prej këtyre librave është e vlefshme të lexohen nga një pikëpamje kulturore dhe historike, për dikë që ka tashmë një arritje të qëndrueshme të librave të frymëzuar të Kanunit hebraik. IV. AutorësiaAutori hyjnor i DhV është Fryma e Shenjtë. Ai nxiti Moisiun, Ezdrën, Isainë dhe autorët anonimë për të shkruar nën drejtimin e Tij. Domethënia më e mirë dhe e saktë e çështjes së përpunimit të librave të DhV quhet autorësia e dyfishtë. DhV nuk është pjesërisht njerëzore dhe pjesërisht hyjnore, por plotësisht njerëzore dhe plotësisht hyjnore në të njëjtën kohë. Elementi hyjnor ruajti elementin njerëzor për të mos bërë gabime. Rezultati është një libër pa gabime apo të meta në dorëshkrimet origjinale. Një analogji e ardhur në ndihmë Fjalës së shkruar është natyra e dyfishtë e Fjalës së Gjallë, Zotit tonë Jezu Krisht. Ai nuk është pjesërisht njerëzor dhe pjesërisht hyjnor (si ndonjë mit grek), por plotësisht njerëzor dhe plotësisht hyjnor në të njëjtën kohë. Natyra hyjnore bëri të pamundur që njeriu të gabonte apo të mëkatonte në ndonjë mënyrë. V. DatatNdryshe nga DhR, për të cilën u desh vetëm një gjysmë shekulli të shkruhej (rreth viteve 50-100 pas K.), DhV iu desh të paktën një mijëvjeçar për t’u shkruar e tëra (rreth viteve 1400-400 para K.) [11]. Librat e parë të shkruar ishin si Pentateuku (rreth viteve 1400 para K.) apo Jobi (data e panjohur, por përmbajtja hedh idenë e një epoke para se të jepej ligji). Librat e tjerë që vijojnë, të cilët u shkruan para mërgimit (rreth viteve 600 pK), si Jozueu deri te Samueli, gjatë mërgimit (si Vajtimet dhe Ezekieli), apo pas mërgimit, si Kronikave, Hagai, Zakaria dhe Malakia (rreth viteve 400 pK). VI. PërmbajtjetPërmbajtjet e DhV, paraqitur në rendin e versioneve protestante, mund të përmblidhen saktësisht si vijon: Pentateuku Librat historikë [12] Librat poetikë Librat profetikë Pjesë të veçanta të këtyre katër ndarjeve kryesore të DhV do të gjenden në këtë komentar në vendet e duhura. Një i krishterë që arrin të ketë një njohje të mirë të këtyre librave, bashkë me zbulimin më të fundit dhe më të plotë të DhR, do të jetë «tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë». Lutja jonë është që ky komentar të ndihmojë mjaftueshëm shumë besimtarë të jenë të pajisur në këtë mënyrë. VII. Gjuhët1. HebraishtjaPërveç disa pjesëve në aramaisht, një gjuhë e afërt semitike [13], DhV u shkrua fillimisht në gjuhën hebraike. Besimtarët nuk çuditen që Perëndia përdori një mjet të përshtatshëm për pjesën e hershme të Fjalës së Tij, një gjuhë shprehëse e pasur në ngjyra dhe shprehje frazeologjike, e përshtatur më së miri ndaj rrëfenjave, poezive dhe ligjeve të frymëzuar, që përbëjnë DhV. Hebraishtja është një ndër gjuhët e lashta, por është e vetmja që është gjallëruar (në mënyrë të mrekullueshme) si e folura e përditshme moderne [14] e një kombi, Izraelit. Hebraishtja shkruhet nga e djathta në të majtë, në fillimet e saj vetëm me bashkëtingëllore. Ai që e lexonte me zë të lartë përdorte tingullin e vetë zanor nga njohja e tij e gjuhës. Fatmirësisht, kjo bëri të mundur që hebraishtja të mbetej gjuhë e lexueshme për shumë shekuj, meqë është kryesisht tingulli zanor që ndryshon nga shekulli në shekull, nga vendi në vend dhe nga zona në zonë [15]. Ndonjëherë ajo që shkruhej (quajtur kethîv), si për shembull emri i Perëndisë [16], mendohej shumë i shenjtë për t’i shqiptuar dhe vihej një shënim anësor për të treguar se çfarë duhej lexuar me zë të lartë (qerē). Kjo shtyu në gabime të disa kopjuesve dhe për fjalë që, me kalimin e shekujve, është dashur të konsiderohen vulgare. Në shekujt e hershëm të Krishterimit dolën disa studiues judenj të quajtur masoretë (nga fjala hebraike traditë). Duke parë se hebraishtja po kthehej në një gjuhë e vjetruar dhe duke dëshiruar të ruanin leximin e saktë të tekstit të shenjtë të DhV, menduan një sistem të sofistikuar fonetik të pikave dhe vizave sipër dhe në njëzet e dy bashkëtingëlloret hebraike, por kryesisht poshtë, për të treguar nyjëtimin e pranuar të fjalëve. Edhe sot ky «pikësim zanor» i lashtë, ashtu siç është quajtur, është më shkencor dhe i saktë se anglishtja, frëngjishtja apo madje shqiptimi në gjermanisht! Teksti bashkëtingëllor është gjithashtu burimi i leximeve të diskutuara, meqë një seri bashkëtingëlloresh me kalimin e kohës mund të lexohen me zanore të ndryshme dhe, për këtë, duke i dhënë kuptime të ndryshme. Zakonisht konteksti do të përcaktojë se kush është origjinale, por jo në të gjitha rastet. Shqiptimet e ndryshme të emrave te Kronikave (shikoni komentin atje) që ndryshojnë nga Zanafilla, për shembull, janë pjesërisht për shkak të këtij fenomeni. Megjithatë, tradita apo teksti masoretik kryesisht, janë ruajtur më së miri. Është një dëshmi e gjallë për nderimin e madh të judenjve ndaj Fjalës së Perëndisë. Zakonisht versionet e lashta (Targumet, Septuaginta dhe Vulgata) na ndihmojnë për të zgjedhur variantin e saktë atje ku ekziston problemi. Meqë pergamenat e gjysmëshekullit të njëzet të Detit të Vdekur kanë dhënë informacion shtesë për tekstin hebraik, kryesisht si një miratim për përpikërinë e tekstit masoretik. Fatmirësisht për ne që e lexojmë DhV në një përkthim anglisht, hebraishtja përkthehet shumë këndshëm në anglisht, shumë më mirë se në latinisht, për shembull, ashtu siç e ka treguar përkthyesi i madh reformues i shekullit të gjashtëmbëdhjetë, William Tyndale. Versioni mbi të cilin mbështetet ky komentar është një pasardhje e drejtpërdrejtë e fillimeve të Tyndale-it mbi DhV. Ai arriti të përfundonte nga Zanafilla te Kronikave dhe disa pjesë poetike e profetike para se Inkuizicioni ta digjte në turrën e druve për përpjekjet e tij (1536). Vepra e tij mbi DhV u përfundua nga të tjerët dhe u përmirësua në versioni e King James, më 1611, dhe së fundmi në versionin e New King James, më 1982. 2. AramaishtjaAshtu si hebraishtja, aramaishtja është një gjuhë semitike, por pagane, e folur gjerësisht në botën e lashtë për shumë shekuj. Ndërsa hebraishtja u bë një gjuhë e vdekur për judenjtë, DhV duhej të interpretohej për ta në aramaisht, me pika të përbashkëta me të, por e ndryshme, një gjuhë që e përshtatën. Shkrimi që shoqërojmë me hebraishten është marrë mbase nga aramaishtja rreth viteve 400 para K. dhe u zhvillua në shkronjat e rrethit artistik që janë familjare me studentët hebrenj sot [17]. Pjesa më e madhe e fakteve të mësipërme rreth hebraishtes janë gjithashtu të vërteta për pjesët në aramaisht të DhV. Këto pjesë janë disa dhe kryesisht rreth lidhjeve të Izraelit me fqinjët e tij paganë, si në mërgimin babilonas dhe më tutje [18]. VIII. PërkthimiAnglishtja është bekuar me shumë përkthime (mbase me një mori përkthimesh). Megjithatë ka më pak përkthime të DhV se sa të DhR. Këto përkthime futen në katër lloje të përgjithshme: 1. Shumë të fjalëpërfjalshëmPërkthimi i «ri» i J. N. Darby më 1882 (DhR shumë më parë), versioni English Revised i 1881 dhe varianti i tij në Sh.B.A., American Standard Versioni i 1901, janë shumë të fjalëpërfjalshëm. Kjo i bën ata shumë të dobishëm për një studim të kujdesshëm, por të dobët për adhurim, lexim publik dhe mbajtje përmendësh. Meshat e besimtarëve nuk kanë braktisur kurrë madhështinë dhe bukurinë e Tyndale-it, tradita King James për këto versione, por pa shprehje. 2. Njëvlershmëria optimaleVersionet që janë të fjalëpërfjalshëm dhe ndjekin afër hebraishten apo greqishten kur anglishtja shkon pas tyre, megjithatë lejon një përkthim të lirë ku stili i mirë dhe shprehjet frazeologjike e kërkojnë, përfshi KJV, RSV, NASB dhe NKJV. Fatkeqësisht, RSV, ndërsa është i besnik për DhR, shkon mirë me një DhV që minimizon profecitë lidhur me Mesian. Kjo prirje e rrezikshme shihet sot edhe midis studiuesve një herë e një kohë pozitivë. Ky komentar është botuar sipas versionit NKJ si pozicioni më frytdhënës midis versionit shumë të bukur (por arkaik) KJV dhe përdorimit të sotëm, megjithatë pa përdorur përemrin pronor, veta e dytë njëjës, në anglishten e vjetër [19]. 3. Njëvlershmëria dinamikeKy lloj përkthimi është më i lirë se i plotë, lloji i njëvlershmërisë, dhe ndonjëherë përdor parafrazimin, një teknikë e vlefshme në rast se lexuesit i bëhet e ditur kjo. Versionet NEB, NI dhe Jerusalem Bible përfshihen në këtë kategori. Është bërë një përpjekje për të vendosur tërë mendimet në një strukturë që Moisiu dhe Isaia mund të kenë përdorur nëse do të kishin shkruar sot, dhe në anglisht. Kur kjo të bëhet me shumë rreptësi, metodologjia mund të jetë një mjet i dobishëm. Rreziku qëndron në lirshmërinë teologjike të shumë përkthimeve që përdorin këtë metodë. 4. ParafrazaNjë parafrazë përpiqet të transmetojë tekstin mendim pas mendimi, megjithatë përdor lirinë e madhe për të shtuar material. Meqë nga teksti origjinal hiqen shumë fjalë ekziston rreziku i interpretimit të tepërt. Living Bible, për shembull, edhe pse ungjillore, bën shumë vendime interpretuese që lënë, në rastin më të mirë, vend për diskutim. Mirë është te kemi një Bibël nga të paktën tri nga këto kategori me qëllim krahasimi. Megjithatë, besojmë se përkthimi i plotë, apo me njëvlershmëri optimale, është më i sigurt për llojin e studimit të hollësishëm biblik të paraqitur në këtë komentar. IX. FrymëzimiMidis tërë kësaj morie hollësisht historike dhe teknike bëjmë mirë të marrim në konsideratë fjalët e predikuesit të madh baptist anglez, Çarls Hadën Spërxhëni:
|