Meka, Roma dhe Izraeli

tr114

Icon of Meka, Roma & Izraeli Meka, Roma & Izraeli (85.2 KiB)

Shumë vëmendje i është kushtuar Perdes së Hekurt dhe Perdes së Bambusë së komunizmit. Ngjarjet e fundit po bëjnë që bota të paktën të drejtojë vëmendjen tek një akoma më e keqe – Perdja Islamike.

Përtej atij muri çdo fe përveç islamit është e ndaluar. Ato liri që myslimanët i gëzojnë në Perëndim janë të mohuara në vendet myslimane. Ata që janë kthyer te krishterimi kanë qenë burgosur dhe vrarë në shkallë të gjerë në vendet islamike, shpesh nga vetë anëtarët e familjeve të tyre. Liria e shtypit, e fjalës dhe e të mbledhurit, së bashku me lirinë e fesë dhe të importit të Biblave dhe të literaturës së krishterë, kanë qenë ndalur përtej Perdes Islamike, madje më rreptë se përtej Perdes së Hekurt.

Sikurse marksizmi, islami ka dështuar të sjellë atë shoqërinë ideale që premtoi. Shumë vende arabe, pavarësisht nga miliarda burime të ardhurash vjetore që vijnë nga nafta, vazhdojnë të jenë midis kombeve më primitive në botë, duke përjashtuar këtu vetëm një pakicë të atyre qyteteve të tyre të mëdha të modernizuara. Islami ka përjetësuar një feudalizëm autokratik dhe me mizori ka frenuar të drejtat themelore njerëzore në emër të Allahut.

Ndonëse islami e ka toleruar shumë homoseksualizmin, për nder të tij, ai nuk ka lejuar shumë nga ligësia e botës perëndimore që është kaq e shfrenuar në të ashtuquajturat vende “të krishtera” si Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, imoraliteti në Perëndim është në kundërshtim me mësimet e Biblës dhe kryhet në mosbindje të qartë ndaj Krishtit – ndërsa në vendet islamike shumë të këqija vijnë për shkak të vetë Kuranit dhe praktikohen në emër të Allahut dhe në bindje ndaj profetit të tij, Muhamedit.

Askush nuk bën tani thirrje për një Luftë të Shenjtë në emrin e Krishtit, ashtu siç bëhet në emër të Allahut. Terrorizmi dhe marrja e pengjeve nuk është bërë në emër të Krishtit, por është kryer me ndërgjegje të shëndoshë në emrin e Allahut. Krishti na mësoi t’i duam armiqtë tanë, e t’i kthejmë faqen tjetër. Ai kërkon të fitojë zemrat e njerëzve me dashurinë e Tij. Në krahasim me këtë, Muhamedi mësoi se islami duhet të përhapet me anë të shpatës. Kjo doktrinë satanike ka qenë duke u zbatuar kudo, duke filluar me vetë fisin Kurejsh të Muhamedit në Arabinë Saudite.

Mësimi i islamit se ata që vdesin në mbrojtje të tij shkojnë menjëherë në Parajsë i bëri ushtritë arabe pothuajse të pathyeshme. Mbas vdekjes së Muhamedit ato pushtuan Persinë, Turqinë, të gjithë Afrikën e Veriut, kaluan Detin Mesdhe për të pushtuar Spanjën dhe ishin shumë afër qëllimit të tyre për të marrë të gjithë Evropën kur ata u mundën në vitin 732 pas Krishtit në Betejën e Toursit në Francë.

Në këtë mënyrë, pra, u përhap nëpër botë “besimi” i islamit. Ose nënshtroju Allahut dhe mësimeve të profetit të tij, Muhamedit, ose ke për të vdekur. Dhe edhe sot, për myslimanët, është akoma në harmoni me fenë e tyre që ta konsiderojnë vrasjen e të krishterëve dhe të judenjve detyrën e tyre të nderuar.

Po, kemi patur kryqtarët, të cilat iu kundërpërgjigjën pushtuesve arabë, por ata vepruan në kundërshtim me Biblën. Të frymëzuar nga Papa Urbani II, anëtarët e Kryqëzatës së Parë shkuan për të rimarrë “për Kishën” atë tokë që me të drejtë i takonte Izraelit. Duke plaçkitur, përdhunuar dhe vrarë gjatë rrugës, ata therën të gjithë myslimanët dhe judenjtë në Jeruzalem kur morën atë “qytet të shenjtë” për Kishën Katolike Romane. Ata po vepronin në kundërvajtje të drejtpërdrejtë ndaj mësimeve të Jezusit, kryqin e të cilit ata pohonin se mbanin. Që të mos mposhtej nga premtimi i islamit se ata që vdesin në xhihad do të shkojnë menjëherë në Parajsë, Papa ofroi një “favor të plotë faljeje të të gjitha ndëshkimeve për shkak të mëkatit [...] për ata të cilët do të binin në luftë”.

Thirrja për Luftë të Shenjtë nga papë të ndryshëm radhitet midis kundërshtimeve më të këqija ndaj krishterimit të vërtetë që prej Epokës së Errësirës dhe nuk do të përsëritet më sot. Megjithatë, ende dëgjohet dhe zbatohet britma e mprehtë për xhihad. Ajo është në harmoni të përsosur me islamin dhe me veprat e profetit të tij, Muhamedin.

Kurani

Është e pamundur të kuptosh situatën aktuale në Lindjen e Mesme, dhe le pastaj të presësh zhvillime të mundshme në të ardhmen atje, përveçse në kontekstin e fesë që shtrëngon dhe motivon botën arabe.

Sot, feja që po rritet më shpejt, islami do të thotë “nënshtrim ndaj Allahut”, “Perëndisë” zbulesat (Kurani) e të cilit gjoja iu diktuan profetit Muhamed. Këtu ne ndeshemi me të parën nga shumë kontradikta. Në kapitujt e tij të parë Kurani vërteton Dhiatën e Vjetër dhe Ungjijtë e asaj të [Dhiatës së] Re si të frymëzuara nga Perëndia, i drejtohet autoritetit të tyre për të vërtetuar zbulesat e Muhamedit dhe nxit bindje ndaj urdhërimeve të tyre. E megjithatë Kurani më tutje bie në kundërshtim me Biblën duke deklaruar se Jezusi nuk vdiq mbi kryqin për mëkatet tona apo që u ringjall prej së vdekuri dhe se shpëtimi vjen me anë të veprave të mira të vetë njeriut dhe jo me anë hirit nëpërmjet asaj që Perëndia ka bërë për ne etj.

Për të “shpjeguar” mospajtimet flagrante midis Kuranit dhe Biblës, të cilën ai e konfirmon, myslimanët ngulin këmbë se Bibla është korruptuar që prej ditëve të Muhamedit. Që kjo është një akuzë zhurmëmadhe e rremë vërtetohet nga shumë dorëshkrime ekzistuese që prej kohës së Muhamedit dhe edhe para saj, të cilat janë identike me Biblën ashtu si ne e kemi sot.

Bibla duhet të diskreditohet për të mbrojtur pohimin se arabët, si pasardhës të Ismaelit, janë trashëgimtarët e vërtetë të premtimit të Perëndisë bërë Abrahamit. Kurani deklaron se ishte Ismaeli, dhe jo Isaku, ai për të cilin Abrahamit iu tha ta sakrifikonte për Perëndinë dhe pasardhësve të të cili iu dha vendi i Kanaanit.

Histori

Në vitin 1948, në Palestinë po jetonin si judenj ashtu edhe arabë. Për dekada judenjtë po përpiqeshin të ktheheshin në tokën e paraardhësve të tyre, por shumicës iu refuzua hyrja nga Britania. Të tmerruar nga vrasja e 6 milionë judenjve në kampet e përqendrimit nazist, OKB-ja miratoi copëzimin e Palestinës (18 përqind për judenjtë) që të krijonte një shtet të vogël hebre si një vend strehimi për të mbijetuarit e holokaustit të Hitlerit.

Arabëve palestinezë iu dha 82 përqind e Palestinës si shtet i vetë atyre. Duke këmbëngulur se Allahu ua kishte premtuar atë të gjithën atyre dhe duke mos dashur lejimin e ekzistencës së një shteti hebre, gjashtë kombe arabe sulmuan, të sigurt se do t’i shtynin judenjtë drejt Mesdheut.

Kështu filloi lufta e vitit 1948. Judenjtë u detyruan të luftojnë për mbijetesë kundër një fuqie shumë herë më të madhe në numër dhe pajisje. Ngaqë i ishte caktuar një rrip kaq i ngushtë toke përgjatë detit dhe duke qenë i pambrojtshëm, Izraeli i vockël, si pjesë të fitores së tij, i shtriu kufijtë e tij më tutje te një pozicion më i mbrojtshëm.

Më pas Jordani aneksoi pjesën e mbetur të Palestinës që i ishte ndarë arabëve palestinezë. Që prej asaj kohe, vendet e Jordanisë, Libanit dhe Sirisë kanë refuzuar që t’i bëjnë arabët palestinezë pjesë të shoqërisë së tyre, duke i kufizuar ata në kampe refugjatësh. Shumica qëndrojnë atje sot, për ta mbajtur gjallë “problemin palestinez”.

Që prej vitit 1948 thirrja e pamëshirshme e arabëve ka qenë për të asgjësuar Izraelin, gjë që ata janë përpjekur ta bëjnë në disa luftëra. Izraelitët jetojnë nën kërcënim të vazhdueshëm për shkatërrim tërësor nga kombet arabe që e rrethojnë, të cilat ua kalojnë atyre në numër afërsisht 50 me 1. Nëse Izraeli do të ishte lënë në paqe ai nuk do t’i kishte zgjeruar kurrë kufijtë e tij.

Arabët kanë korrur rezultatet e lakmisë dhe urrejtjes së vetes së tyre, gjë që i irriton dhe i zemëron ata akoma më shumë. Zgjerimet e kufijve të Izraelit kanë ndodhur vetëm si rezultat i luftërave që atij i duhej të bënte për të mbrojtur vetë ekzistencën e tij kundër një armiku të betuar për ta asgjësuar atë.

Për shembull, Lartësirat e Golanit janë përdorur për një kohë të gjatë nga sirianët për sulme snajperësh dhe raketash mbi vendbanimet e fermave izraelite poshtë tyre. Në Luftën e Jom Kipurit në vitin 1973, ndërsa egjiptianët ishin vazhdimisht duke sulmuar përmes Sinait, sirianët kaluan nga Golani dhe më pas zbritën në Izrael me qindra tanke. Izraelitët, të kapur në befasi dhe vetëm me një pjesëz të tankeve dhe njerëzve sirianë, i zmbrapsën sirianët (me çmim të madh për jetën) mbrapa majës së Golanit dhe egjiptianët mbrapa Kanalit të Suezit.

Që prej asaj kohe Izraeli e ka braktisur atë territor që ai mori nga Egjipti sipas një marrëveshje paqeje me atë vend. Nga ana tjetër, duke patur parasysh kërcënimet e vazhdueshme për asgjësim nga Siria, e cila ashtu si kombet e tjera islamike refuzon madje edhe njohjen e ekzistencës së tij, Izraeli me urtësi i ruan Lartësirat e Golanit që të shmangë përdorimin e tyre edhe njëherë si pikë ngacmimi dhe sulmi.

Kur forcat irakiane pushtuan Kuvajtin e pambrojtur dhe të vockël, por nga ana tjetër të pasur me naftë, ishte vetëm në sajë të aksionit të shpejtë të Shteteve të Bashkuara që iu përgjigj thirrjes urgjente për ndihmë të Arabisë Saudite që mundën të pengojnë Sadam Huseinin që të pushtojë edhe atë vend. Kjo shkaktoi diçka që më parë kishte qenë e papërfytyrueshme: “të pafetë” mbi tokën e kombit më të shenjtë të islamit duke mbrojtur Mekën dhe Medinën, dy vendet më të shenjta të islamit, nga armiq myslimanë!

Për herë të parë gjatë historisë së saj, Organizata për Kombet e Bashkuara u përgjigj shpejt dhe pothuajse unanimisht për të kundërshtuar me hapa praktike dhe të ashpra një komb agresor, duke i rritur shpresat për një “rend të ri botëror” vërtet të efektshëm. Po aq e habitshme është se shumica e shteteve arabe përkrahën OKB-në kundër një vendi islamik si ato.

Megjithatë, një nga kërkesat e Huseinit ju bëri thirrje shumë arabëve: se çdo tërheqje e forcave të tij nga Kuvajti duhej të lidhej me një tërheqje të ngjashme të Izraelit nga Palestina “e zaptuar”. Në konferencën e tyre të përbashkët të shtypit në Helsinki, Bushi dhe Gorbaçovi nuk ranë dakord në këtë pikë. Bushi me të drejtë “nuk pa asnjë lidhje midis konfliktit izraelo-arab dhe krizës së Gjirit”. Pushtimi i Kuvajtit nga Huseini ishte një akt sulmi i pashkak, ndërsa Izraeli zë territore që ishte i detyruar t’i merrte për vetëmbrojtje.

Pyetje që duhen përballur

Të gjithë arabët tani përballen me disa pyetje të rëndësishme. Përse i besuan arabët thirrjes për Luftë të Shenjtë nga Sadam Huseini, një mysliman i cili po shkelte pa keqardhje kombe të tjerë islamikë? Përse janë fanatikët myslimanë përgjegjës për numrin më të madh të marrjes së pengjeve dhe terrorizmit në botën e sotme dhe duket se po ua kalojnë edhe të pafeve në kryerjen e mizorive? Dhe nëse Allahu është i plotfuqishëm, përse ju duhet të pafeve ta mbrojnë Mekën – dhe madje kundër myslimanëve?

Prania në Kombet e Bashkuara të Emirit të Kuvajtit shfaqi një pamje të ngatërruar. Një komb islamik po i bënte thirrje për ndihmë një bote të “pafesh” për ta çliruar atë nga një komb tjetër islamik, i cili, në atë moment po plaçkiste dhe po përdhunonte dhe po torturonte qytetarët e vet. Përveç kësaj, Emiri i Kuvajtit ishte një monark feudal, i cili, përpara pushtimit irakian, i kishte mbyllur gojën shtypit dhe kishte burgosur aktivistët për të drejtat e njeriut. Në këmbim të çlirimit të Kuvajtit nga Kombet e Bashkuara, Emiri u detyrua tu dorëzohej nxitjeve për qeverisje demokratike. Ndryshimi duhet t’i ndodhë botës arabe.

Befas Perëndimi ka kuptuar faktin se gjashtë familje arabe që sundojnë nga fronet feudale kontrollojnë 44 përqind të burimeve të naftës në botë. Presioni i opinionit të botës dhe i organizatave-bazë rritëse në ato vende, përfundimisht do të detyrojë të drejta dhe liri të reja për qytetarët. Demokracia duhet të vijë në botën arabe, ashtu siç po vjen me dhimbje ndaj botës komuniste. Ajo do të dobësojë ndikimin fanatik të islamit që edhe myslimanët të mund të bëhen pjesë e fesë dhe perandorisë së Antikrishtit.

Mundësi për Ungjillin

Ashtu si rënia e komunizmit është duke siguruar mundësi të mëdha për ungjillin që ai të bëhet i njohur dhe të pranohet nga shumë vetë në Evropën Lindore, po kështu trazirat e ardhshme në botën arabe do të sjellin mundësi të ngjashme. Pas shekujsh të tërë nga pothuaj asnjë përgjigje ndaj ungjillit, tani myslimanët po vijnë te Krishti si rezultat i përballimit me disa të meta dhe kontradikta të rënda që gjenden në islam. Ai premton qiellin, por të ofron pothuajse aspak siguri se do të gjendesh atje, madje duke përfshirë edhe vdekjen në Luftë të Shenjtë (Sura 3:160; 47:5; 70:25). Ashtu si në katolicizëm, ku asgjë nuk është ndonjëherë e mjaftueshme për të mos e futur dikë në purgator, po kështu në besimin islam dikush nuk mund ta dijë kurrë nëse janë bërë apo jo lutje të mjaftueshme, nëse janë dhënë apo jo lëmosha të mjaftueshme dhe nëse janë bërë apo jo vepra të mira të mjaftueshme për ta çuar atë në Parajsë.

Të ballafaquar më në fund me disa nga pyetjet ngatërruese rreth islamit, besimi i shumë myslimanëve po lëkundet. Përse Muhamedi me “zbulesën” e tij të re i dha Perëndisë të njëjtin emër (Allah) si të idhullit kryesor të Qabesë, tempullit të lashtë pagan në Mekë? Përse Muhamedi, megjithëse i shkatërroi idhujt që strehoheshin atje, e ruajti vetë Qabenë si një vend të shenjtë? Përse ai e ruajti dhe vazhdoi ta admirojë Gurin e Zi që ishte adhuruar për një kohë të gjatë së bashku me idhujt në ceremonitë e lashta fetare në Mekë? Dhe përse e konsiderojnë myslimanët Qabenë të shenjtë dhe e puthin Gurin e Zi të saj si pjesë të rëndësishme të pelegrinazhit të tyre në Mekë?

Myslimanë kudo nuk mund ta hedhin më poshtë që islami ka përjetësuar një botëkuptim barbar mesjetar. Pa dyshim që ata e pranojnë se marrja e vazhdueshme e pengjeve, vrasjet dhe terrorizmi i vazhdueshëm dhe pamjet e shpeshta në televizor të turmave të çmendura që bërtasin “Xhihad! Xhihad! Xhihad!” dhe “Vdekje Shteteve të Bashkuara!” nuk i inkurajojnë shikuesit perëndimorë të kenë shumë siguri në një “zgjidhje arabe të qetë” për problemet në Lindjen e Mesme.

Dhe kur për Salman Rushdinë, për shkak se ai shkruan diçka fyese për myslimanët, është vendosur një çmim për kokën e tij nga udhëheqësi kryesor i islamit dhe kështu i duhet të fshihet për të shpëtuar jetën e tij nga vrasës myslimanë, a janë arabët krenarë ndaj një mizorie të tillë dhe a mendojnë ata se kjo e lëvdon besimin islam para botës? Dhe akoma më shumë për të qenë në gjendje të rrahë një nga katër gratë dhe konkubina të panumërta dhe t’i divorcojë thjesht duke e shpallur atë të kryer, dhe të gjymtojë duar e këmbë për vjedhje të vogla, ashtu siç urdhërohet në Kuran?

Praktika të tilla duhet, në mendjet e të gjithë njerëzve të arsyeshëm, ta etiketojnë islamin si një mbetje e praktikave barbare të një epoke të kaluar. Pa dyshim që ka ardhur koha për ndryshim.

– Dave Hunt
1990
Ribotuar Korrik 2002

Shih gjithashtu fletëpalosjen: “Islami dhe Ungjilli”

Lini një koment

Komentet e fundit