Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën - 'Çdo ditë me radhë'. Por ajo që e bën
tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë.
Nuk ka mënyrë më të mirë për ta filluar dhe mbyllur ditën se me një pjesë
inkurajuese nga Fjala e Perëndisë. Çdo meditim i përditshëm është veç sa një
faqe, por me çdo shkrim nga Bibla i paraqitur në një
mënyrë të freskët, William MacDonad e nxit zemrën
tuaj drejt përkushtimit praktik për Zotin.
Një mënyrë për t'u siguruar që ditët tona mbi tokë
kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim
mendjen dhe zemrën tonë me "Fjalën e rrënjosur"
që të mund të rritemi me anë të saj.
Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi
vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e
lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
Këto lexime devocionale nuk kanë si qëllim të
zëvendësojnë leximin e Fjalës, por të stimulojnë të
menduarit tuaj në Shkrimin e Shenjtë dhe, me hirin
e Perëndisë, t'ju ndihmojnë që ta zbatoni të vërtetën në ecjen tuaj të përditshme.



ÇDO DITË ME RADHË > Të vërteta për të jetuar
KORRIK
GUSHT
SHTATOR
TETOR
NËNTOR
DHJETOR
|