Kjo faqe është e rezervuar për ata që janë të interesuar mbi temën e drejtimit të
një kishe lokale. Ju mund të ndihmoni të tjerët duke na dërguar pyetjet dhe/ose
përgjigjet tuaja, të cilat do të vlerësohen, do të redaktohen dhe do të përdoren në
një farë mënyre. Ju mund të përdorni këtë e-postë: pleqte@asamblejabiblike.com
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Të ushqejë, të kujdeset dhe të drejtojë
|

PLEQTË KANË KUFIZIMET E TYRE
Një punë e mirë që një plak nuk mund ta bëjë.
Mbikëqyrësit hasin shpesh situata ku ka nevojë jo vetëm për urtësi dhe takt, por
edhe për pak kufizim. Gra të krishtera që gjenden në situata të dëshpëruara
shtëpiake (dhe fatkeqësisht numri i tyre po rritet) kanë nevojë për këshillim. Do të
ishte jo e mençur që të përfshihej një burrë. Shërbesa publike, ashtu si në rastin e
[programit radiofonik] “Ora biblike për familjen”, mund të lejojë të përfshihen
parime të përgjithshme, si ato që janë dhënë nga Pali në Efesianëve 5:22-24 ose
nga Pjetri në 1 Pjetrit 3:1-6, por këto nuk mund t'i japin përgjigje të gjitha
problemeve praktike dhe personale që dalin kur një grua përpiqet që të zbatojë atë
çfarë mësojnë këto vargje. Nëse gruaja e një plaku ka frymëzuar mirëbesimin e
kujtdo që ka nevojë për këshillë në këtë mënyrë, ajo dhe burri i saj mund të ofrojnë
ndihmë bashkë. Por prapë ngelen ato hollësitë për të cilat një grua ka nevojë
vetëm për këshillën e mençur të një gruaje tjetër dhe jo çdo grua e ndonjë plaku
do të ketë mirëbesimin, dëshirën, aftësinë dhe forcën emocionale për t'u përballur
me këtë nevojë.
A ËSHTË BIBLIKE?
Është e bekuar ajo asamble që ka në përbashkësinë e saj gra të perëndishme të
cilat mund t'i përgjigjen porosisë së Frymës së Shenjtë në Titi 2:1-4 që “t'i
mësojnë [gratë e reja] të duan burrat e tyre, të duan bijtë e tyre, të jenë
mendjegjerë, të dëlira, t'u kushtohen punëve të shtëpisë, të mira, të nënshtruara
ndaj burrave të tyre, që fjala e Perëndisë të mos blasfemohet”. Kjo pjesë nuk e
kundërshton në asnjë mënyrë atë që i njëjti autor shkroi nën drejtimin e po të
njëjtit Frymë në 1 Korintasve 14. Në atë pjesë kemi të bëjmë me takimet e kishës.
Gjithashtu fjala “mësoj” në tekstin e Titit do të përkthehej më mirë “përgatit”.
Formimi etimologjik apo origjinal i një fjale të përdorur në greqisht nuk është
gjithnjë mënyra më e mirë për të zbuluar apo ilustruar domethënien e saj, por ë. E.
Vine, në [veprën] e tij “Fjalori Shpjegues” na informon se fjala e përdorur për
“përgatitin [...] që të jenë mendjegjerë” (sophronizo) përbëhet nga dy fjalë që
bashkë mund të përkthehen fjalë për fjalë “ruaj mendjen”. Sidomos në një situatë
ku një burrë është autoritar apo kur përfshihet ndonjë formë abuzimi, kjo lloj
ndihme është e nevojshme. Të tjera mund të kenë nevojë për udhëzime që të
kuptojnë se çfarë do të thotë që të jetë një zonjë shtëpie etj.
NJË FJALË PËR TË TREGUAR KUJDES
Çdo grua e krishterë që është e matur, e perëndishme dhe që ka lënë një
shembull të mirë në shtëpinë e saj duhet të inkurajohet nga pleqtë që të ndihmojë
gratë më të reja të cilat përballen me probleme të shtëpisë. Ne duhet t'i marrim
seriozisht udhëzimet e dhëna në Titi dhe barinjtë nuk duhet të mendojnë se po
shmangen nga një motër që e përmbush këtë shërbesë të nevojshme. Nga ana
tjetër ajo duhet të mbajë lidhje të afërta me pleqtë, pa tradhtuar mirëbesimin e
kujtdo që po përpiqet për ta ndihmuar. Ndërvarësia është e dëshirueshme dhe
çdo diferencë në këshillë duhet të shmanget me kujdes.
Ashtu sikurse pjesa më e madhe e shërbesës së kryer në kishë nuk varet nga
njohja zyrtare apo titujt, po kështu është edhe me atë që u tha më sipër, por duhet
të rrjedhë nga një interesim i përzemërt për të tjerët; nuk duhet të jetë diçka që
bëhet nga detyra, por nga dashuria.
Çfarë jemi, pra, duke u thënë atyre që janë pleq bashkë me ne? Thjesht, mos u
kërcëno nga asnjë grua e cila, në një mënyrë biblike, dëshiron t'i japë porosi
shoqeve të saj në një mbledhje për gra apo edhe ballë për ballë në një shtëpi, por
inkurajoje atë me lutjet dhe këshillat e tua. Ajo është një pasuri e bekuar e
asamblesë tuaj.