Pyetje & Përgjigje

Përgjigjur nga Dave Hunt

PYETJE: Jam i pështjelluar nga një libër që është shumë i përhapur në rrethin e
miqve të mi të krishterë. Ai titullohet
«Kasollja» (The Shack), dhe ndonëse
është i nënshkruar nga disa ungjillorë kryesorë, u çudita nga ai dhe, në fakt,
nuk mund ta lexoja deri në fund. Nuk arrij ta kuptoj se si dikush mund ta futë
Perëndinë, Jezusin dhe Frymën e Shenjtë në një situatë të trilluar (të
imagjinuar) ku ata thonë fjalë të imagjinatës së tij. A nuk është kjo krejt e
gabuar?


PËRGJIGJE: Po. Kjo është edhe blasfemi. Ja përkufizimi i kësaj fjale nga «Fjalori
amerikan i gjuhës angleze 1828 nga Noah Uebster»:
«[Ajo] është një fyerje që i
bëhet Perëndisë, që i mohon atë që i takon dhe i përket Atij, ose që i atribuon Atij
atë që nuk është [e vërtetë për] karakteri[n] e Tij». Autori i [librit]
«Kasollja», Uilliam
P. Jang (William P. Young), e paraqet [si me magji] herë pas here Perëndinë Atë
si një grua zezake të vrazhdë që flet si një hipi, duke i referuar si «Babi», Jezusin
herë pas herë si një djalë të mirë të ngathët, që është i dashuruar me njerëzimin e
Tij dhe krijimin dhe Frymën e Shenjtë si një grua të hollë nga Azia, e cila merret
me kopshtari dhe mbledh lot. A nuk mjafton kjo që të largojë ose të ofendojë ata
që rrëfejnë se e njohin vërtet Perëndinë e Biblës? Siç duket jo. Të krishterët kanë
nxitur shitjet e [librit]
«Kasollja» në mbi një milion kopje deri në këtë moment.

Idhujtaria është një tjetër neveri kryesore e këtij libri. Jangu fabrikon nga
imagjinata e vet një imazh të Perëndisë dhe të Frymës së Shenjtë. Kjo dënohet
(Eksodi 20:4) nga Perëndia për arsye të kuptueshme. Çdo përpjekje nga njeriu i
rënë dhe i kufizuar qoftë edhe për të dhënë një ide mbi një imazh material (fizik) të
Hyjnisë do të çonte në një paraqitje absolutisht të rremë, aq me tepër një
karikaturë ofenduese të Perëndisë së Plotfuqishëm. Veç kësaj, këta dy Persona të
Trinisë janë Frymë, të cilët nuk shfaqen kurrë në formë fizike dhe, sigurisht, jo si
femra (në rroba burrash, që Shkrimi e dënon!), as nuk
u referohet ndonjëherë
atyre si femra.

Është e qartë se
«Kasollja» është vepër e një profeti të rremë. Kuptimi që po e
përdorim fjalën «profet» këtu nuk është ai që ka të bëjë me shpalljen e ngjarjeve
ardhshme, por më tepër me shpalljen e fjalës së Perëndisë (2 Pjetrit 1:20, 21).
Dialogu që Jangu ka krijuar për Perëndinë e tij të trilluar [imagjinar] Atë, Jezusin
dhe Frymën e Shenjtë është heretik dhe një shpifje kundër karakterit të Personave
të Hyjnisë. Për shembull, Babi i thotë personazhit kryesor: «Hej, Mëkenzi
(Mackenzie), mos më rri me gojë hapur sikur i ke mbushur». Jezusi, i cili s'mund
të rrijë pa nënqeshje dhe turfullime, pasi ka marrë një puthje nga Babi dhe duke
dashur [aspektin] e «saj» tokësor, thotë: «Ajo është një trazirë». Bashkëveprimi i
«Mekut» me «trininë»
e tij është pjesërisht festë argëtuese, pjesërisht
metodologji dhe katarse të shërimit të brendshëm dhe pjesërisht Perëndia duke
shpjeguar Vetveten (që Ai e nuk e përfshiu në Bibël!) dhe e gjithë kjo e përzier me
përqafime, puthje dhe dukje të tjera që i zbulojnë ata kaq të ngjashëm me ne.

Guximi i cilitdo që vendos fjalët e veta në gojën e Perëndisë, të Jezusit apo të
Frymës së Shenjtë (nën maskën e trillimit apo jo) është përtej neverisë.
Çuditërisht, kjo nuk i ka frenuar drejtuesin ungjillor konservator Gejl Ervin (Gale
Erwin), drejtuesin karizmatik Xhejms Rajl (James Ryle), autori i kishës emergjente
Xhim Palmer (Jim Palmer) dhe këngëtari i njohur ungjillor Majkëll W. Smith
(Michael W. Smith) që të aprovojnë [librin]
«Kasollja» dhe shumë të krishterë nuk
duket se kanë marrë mjaft nga biseda e tij «më bëj të ndjehem më mirë për veten
dhe Perëndinë».

Ithtarët e kulteve kanë shkruar vëllime të tëra duke pretenduar që po flasin për
Perëndinë; tani këtë ne kemi në kishë! Ravi Zakarias shkroi tre libra të supozuar
mbrojtës jo shumë kohë më parë që e paraqesin Jezusin në një bisedë me
Budën, Oskar Uajlldin (Oscar Wilde) dhe Konfucin. Euzhen Petërsen (Eugene
Peterson), me Biblën
«Mesazhi» (The Message Bible) që i zëvendësoi fjalët e
Perëndisë me të tijat, është aprovuesi i parë i [librit] «Kasollja» («Ky libër ka
potencialin që të bëjë për brezin tonë atë që [libri] i Gjon Bunjanit,
«Rruga e
shtegtarit»,
bëri për të tijin [brez]!») Jo, «ky libër» është një instrument më shumë i
skemës së madhe të Satanit për të minuar Fjalën e Perëndisë për këtë brez, baza
e të cilit filloi në kopshtin e Edenit me fjalët e tij joshëse [mashtruese] drejtuar
Evës: «A ka thënë me të vërtetë Perëndia...?»

Hapësira më pengon që të vë në dukje më tej herezitë e shfrenuara, ngarkesën
psikologjike dhe denigrimin e çoroditur të Perëndisë, Fjalës së Tij dhe kishës së
Tij gjatë tërë [librit]
«Kasollja». Por prapë, nëse ajo që është paraqitur më sipër
nuk përbën arsye të mjaftueshme për ta refuzuar këtë libër, ose që të na bëjë
thirrje për të qenë një bereas, vështirë se disa faqe më shumë do të jenë qoftë
bindëse, qoftë dënuese, sidomos për shumë nga ata që pohojnë se jetët e tyre
janë ndryshuar përgjithmonë nga kjo vepër antibiblike e letërsisë [novelë, trillim].
Shkarko Adobe Reader
Për të parë skedarë në
formatin PDF, juve ju duhet
programi Adobe Reader. Ju
mund ta shkarkoni atë falas
duke klikuar mbi figurën e
mëposhtme.
Shkarko PDF
www.thebereancall.org
ARKIVI
PYETJE & PERGJIGJE
THEB SHTESE
FLETEPALOSJE
  • Islami dhe Ungjilli (PDF)
  • Meka, Roma dhe Izraeli (PDF)
  • Trinia (PDF)
  • Një Perëndi që e fsheh Veten (PDF) (HTML)
RRETH THEB
  • I vetmi Perëndi i vërtetë (PDF) (HTML)
  • Dashuria, drejtësia dhe gjykimi (PDF)
  • Uji i jetës (PDF)
  • Dita kur lindi Krishti (PDF)
  • Kozmosi dhe Krijuesi (PDF)
  • Beko Zotin (PDF) (HTML)
  • Vdekja e një pape (PDF)
  • Të duash Perëndinë (PDF)
  • Krishti vdiq për mëkatet tona (PDF)
Artikuj të ngjashëm:

Kasollja (The Shack) - një shqyrtim nga David Dunlap
Share